Kjo është fotoja selfie e kryeministrave Zaev dhe Tsipras

  • 03 April 2019 - 19:36
Kjo është fotoja selfie e kryeministrave Zaev dhe Tsipras

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka vizituar dje Republikën e Maqedonisë Veriore, dhe u takua me kryeministrin e vendit Zoran Zaev.

Kjo vizitë konsiderohet historike pasi që Tsipras është kryeministri i parë grek që e viziton Maqedoninë Veriore.

Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të tensionuara për shkak të emrit, ky të dy vendet pretendonin se emri Maqedoni është pjesë e historisë së tyre. Ndërsa vitin e kaluar u nënshkrua marrëveshja ky Republika e Maqedonisë ndryshoi emrin në Maqedonia Veriore.

Me të arrirë Tsipras në Shkup, Zaev e ftoi për ta bërë një selfie së bashku, veprim ky që paraqet raporte të relaksuara mes krerëve të shtetit.

(Kosova Sot)