'Çartet' Bahtiri u çon mesazhe të ashpra serbëve të veriut

  • 03 April 2019 - 20:37
'Çartet' Bahtiri u çon mesazhe të ashpra serbëve të veriut

Gjendja në Mitrovicën Veriore është e qetë. Policia thotë se nuk ka asgjë të pazakontë

Veriu i Mitrovicës gjatë të mërkurës ishte i qetë.

Edhe lëvizjet e qytetarëve  janë krejt të rëndomta në këtë pjesë problematike të Kosovës.

Kjo përkundër një reagimi të ambasadës britanike që ua adresojë qytetarëve të këtij shteti.

Si të qetë gjendjen në këtë pjesë po e vlerëson edhe një zyrtar i lartë policor.

Besim Hoti, që është zëvendëskomandant i Policisë për Veriun e Mitrovicës, thotë se nuk ka asgjë të pazakontë.

Edhe qytetarët që jetojnë në këtë pjesë, nuk kanë vërejtur ndonjë gjë të dyshimtë.

Të njëjtin mendim e ka edhe një banor serb i kësaj ane.

E pak më ndryshe gjithë situatën në veri e sheh kryetari i Mitrovicës së Jugut.

Agim Bahtiri, thotë se situata ka mundësi të tensionohet.

Pavarësisht kësaj Bahtiri, ka një apel për qeverinë e Kosovës.

Ambasada Britanike një ditë më parë bëri thirrje që shtetasit e saj të kenë kujdes kur lëviznin në veri të vendit dhe të shmangin sa më shumë që kanë mundësi vendet ku ka numër të madh të njerëzve. 

(Kosova Sot)