Weber: Rama dëshiron të bëhet babai i kombit shqiptar

  • 03 April 2019 - 21:22
Weber: Rama dëshiron të bëhet babai i kombit shqiptar

Përfshirja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ishte më e thellë në kohën kur publiku nuk dinte për idenë e shkëmbimit territoreve. Me t’u bërë publike kjo edhe përfshirja e tij u zbeh.

Kështu bëri të ditur Bodo Weber, bashkëpunëtor i Lartë i Politikave të Demokratizimit.

Sipas Weberit, Rama ka synimin që të bëhet baba i kombit shqiptar. Këtu shton se edhe Millosheviqi kishte synim të bëhej babai i një kombi ballkanik.

“Nuk jam ekspert i Shqipërisë mirëpo nëse shikoni në rolin e tij ndarjen e regjionit në këto vitet e fundit, le të themi me Maqedoninë, kam përshtypjen se ai e synon rolin e një babai të kombit shqiptar”, ka deklaruar Weber. “Interes personal politik më duket mua, por siç thashë më parë, ne i dimë përpjekjet e Millosheviqit që të jetë babai i një kombi ballkanik në vitet ‘90 dhe kjo nuk ishte për përfitimet e popullit serb dhe as të Ballkanit dhe mendoj që ky koncept është i shekullit 19 dhe mendoj se do t’i bënte shumë më shumë dëm bashkë Shqipërisë dhe shqiptarëve në gjithë regjionin”.

“Por ju e dini kjo nuk është në të njëjtin nivel, ai nuk është duke bërë asnjë luftë, por mendoj se koncepti i babait të një kombi në baza etnike jo territoriale është vërtet një koncept i largët”, përfundoi ai.

I pyetur nëse edhe shkarkimi i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati kishte të bënte më gjithë skenar, Webertha kjo është ajo çka dëgjohet.

 

Weber: Në BE flitet se diskutimi i Thaçit për kufijtë bëhet për amnisti nga Specialja

Bodo Weber  tha se mes politikanëve perëndimorë ka vlerësime se presidenti Hashim Thaçi po shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve në mënyrë që të amnistohet nga Gjykata Speciale.

“Mes politikanëve perëndimorë që me të vërtetë interesohen për këtë vend është një vlerësim anonim se presidenti juaj është duke e bërë këtë vetëm për një arsye dhe kjo është për t’i ikur Gjykatës Speciale”, ka deklaruar ai.

“Unë nuk mund ta vërtetoj këtë por mund të ju them se kam dëgjuar për drafte të ndryshme të marrëveshjes prej zyrtarëve të lartë të BE-së dhe ato përmbajnë një element të amnistisë”, ka shtuar ai më tej.

(Kosova Sot)