Weber: Në BE flitet se diskutimi i Thaçit për kufijtë bëhet për amnisti nga Specialja

  • 03 April 2019 - 23:02
Weber: Në BE flitet se diskutimi i Thaçit për kufijtë bëhet për amnisti nga Specialja

Bodo Weber  tha se mes politikanëve perëndimorë ka vlerësime se presidenti Hashim Thaçi po shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve në mënyrë që të amnistohet nga Gjykata Speciale.

“Mes politikanëve perëndimorë që me të vërtetë interesohen për këtë vend është një vlerësim anonim se presidenti juaj është duke e bërë këtë vetëm për një arsye dhe kjo është për t’i ikur Gjykatës Speciale”, ka deklaruar ai, raporton ktv.

“Unë nuk mund ta vërtetoj këtë por mund të ju them se kam dëgjuar për drafte të ndryshme të marrëveshjes prej zyrtarëve të lartë të BE-së dhe ato përmbajnë një element të amnistisë”, ka shtuar ai më tej.

(Kosova Sot)