Ky është turpi i radhës, Gjermania i dha goditjen përfundimtare planit ogurzi për ndarje

  • 04 April 2019 - 08:03
Ky është turpi i radhës, Gjermania i dha goditjen përfundimtare planit ogurzi për ndarje

Qarri: Çuditërisht, Thaçi është i gatshëm që bashkë me dëmet e luftës edhe 1/3 e territorit të Kosovës, të gjitha në "pako" t'ia falë Serbisë

 “Përderisa, për habi, kasta aktuale e dështuar politike nuk ndërmori asgjë për pengimin e çmendurive të Hashim Thaçit, për fat të mirë, katrahurës që ky kuisling i regjur i ka përgatitur Kosovës, përmes të deleguarve të saj të lartë, Gjermania këto ditë i dha goditjen përfundimtare, duke dalë edhe njëherë ashpër kundër tendencës makabër dhe planit ogurzi të Hashim Thaçit & CO për ndarjen e Kosovës, e cila, sipas të gjitha gjasave, bashkë me Thaçin, po ia merr të ligat Kosovës dhe shkon drejt dështimit dhe deponimit në plehrat e historisë”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Gani Qarri

Ditëve të fundi, në Kosovë janë shënuar një numër i madh i akademive përkujtimore për dëshmorët e rënë gjatë luftës dhe civilët shqiptarë të cilët u vranë dhe u masakruan nga paramilitarët serbë.

E, në këto akademi përkujtimore, pothuajse në shumicën prej tyre pjesëmarrës ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas analistëve politikë, pjesëmarrja e Thaçit në këto akademi përkujtimore është fyerje për dëshmorët dhe viktimat e luftës. Ata thonë se Thaçi i ka harruar masakrat serbë në Kosovë dhe tashmë është i gatshëm që me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, t’ia falë ato shtetit serb.

Të njëjtin mendim e ndan edhe analisti politik, Gani Qarri.

“Pas tendencave mercenare të kuislingut Hashim Thaçi për faljen e krimeve të luftës si dhe gjenocidit të ushtruar nga Serbia mbi shqiptarët në Kosovë, përpjekjet e tij tradhtare për ndarjen e Kosovës së çliruar me gjak, si dhe homazhet e turpshme të Hashim Thaçi tek memoriali i serbëve të vrarë, duke kryer krime lufte në Kosovë, kanë bërë që pjesëmarrja e tij personale edhe ne akademitë përkujtimore për dëshmorët dhe viktimat e luftës , jo vetëm se është fyerja më e rëndë, por edhe ofendimi më i paprecedent, për të gjithë ata të cilët dhanë jetën duke luftuar për çlirimin e Kosovës”, është shprehur Qarri për “Kosova Sot”.

 “Thaçi i ka harruar masakrat serbe në Kosovë”

Sipas tij, Thaçi i ka harruar edhe të gjitha masakrat serbe në Kosovë dhe është i gatshëm që ta falë Serbinë.

“Madje, përkundër faktit që Serbia ka shkaktuar gjenocid dhe shkatërrime të përmasave të atilla, të cilat në Kosovë llogariten në mbi 22 miliardë euro, presidenti i nënshtruar e kuisling Hashim Thaçi, i ka harruar edhe të gjitha masakrat serbe ne Kosove dhe çuditërisht është i gatshëm që bashkë me dëmet e luftës edhe 1/3 e territorit të Kosovës, të gjitha në "pako" t'ia falë Serbisë, vetëm e vetëm për të shpëtuar veten nga ndjekja e Gjykatës Speciale”, ka deklaruar më tej Qarri.

 Drejt dështimit dhe deponimit në plehrat e historisë

Për fund, ai ka thënë se Gjermania i dha goditjen përfundimtare tendencës makabër dhe planit ogurzi të Hashim Thaçit. “Dhe përderisa për habi, kasta aktuale e dështuar politike nuk ndërmori asgjë për pengimin e çmendurive të Hashim Thaçit, për fat të mirë, katrahurës që ky kuisling i regjur i ka përgatitur Kosovës, përmes të deleguarve të saj të lartë Gjermania këto ditë i dha goditjen përfundimtare duke dalë edhe njëherë ashpër kundër tendencës makabër dhe planit ogurzi të Hashim Thaçit & CO për ndarjen e Kosovës, e cila, sipas të gjitha gjasave, bashkë me Thaçin, po ia merr të ligat Kosovës dhe shkon drejt dështimit dhe deponimit në plehrat e historisë”, ka përfunduar për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Gani Qarri.

MT: Vjen thirrja për kosovarët: Mos ta presim Gjykatën Speciale, por populli t’i...

Ministria e Drejtësisë ka shpenzuar edhe 500 mijë euro shtesë me rastin e aktivizimit të Gjykatës Speciale, duke u thënë para dy kompanive ndërkombëtare, që sipas analistëve në këmbim të parave kanë ofruar këshilla për presidentin, Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale. Sipas tyre, Thaçi ka shpenzuar miliona euro për të botuar libra, e lëre më që t’i përdorë ato për të shpëtuar nga Gjykata Speciale.

“Hashim Thaçi me paratë publike ka botuar libra për gënjeshtrat e tij, ka paguar me paratë tona që t'i botohen shkrime në gazeta prestigjioze të botës, për ta promovuar vetveten. E lëre më s'po i përdor paratë publike që të shpëtojë ose te këshillohet se si të shpëtojë nga Gjykata Speciale. Këta janë hiena të pangopura. Mendojnë sikur populli ju ka borxh”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot”. Sipas tij, populli duhet t’i rrezojë urgjentisht nga pushtetit, e mos të pritet Gjykata Speciale.“Nëse populli nuk i rrezon, këta duke ua bërë jetën zi e me zi do i detyrojnë të gjithë të largohen. Mos të presim se çfarë do të bëjë Gjykata Speciale, sepse ajo Gjykate është njollë e zezë për Kosovën, por me shqelma t'i largojmë vetë, duke filluar nga Presidenti Thaçi”, përfundon për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Faik Krasniqi.

(Kosova Sot)