Ankohet kryeministrja serbe: Kohët janë të vështira për shkak të vendimeve të Prishtinës

  • 04 April 2019 - 10:50
Ankohet kryeministrja serbe: Kohët janë të vështira për shkak të vendimeve të Prishtinës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka nisur fjalimin e saj në Samitin Dixhital në Beograd duke akuzuar Kosovën për bllokimin e bashkëpunimit rajonal për shkak të vendosjes së tarifës.

Bërnabiq ka thënë se është e vështirë që në Serbi të nënshkruhet sot marrëveshja për roamingun për ulje të çmimeve mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilave edhe ajo nuk ua përmendi emrin.

Kjo për shkak që sipas saj kohët janë të vështira mu për shkak të vendimeve të Prishtinës.

(Kosova So t)