Ky është 25 vjeçari që u arrestua për vrasjen në kazino në Lipjan

  • 04 April 2019 - 12:02
Ky është 25 vjeçari që u arrestua për vrasjen në kazino në Lipjan

Astrit Pacolli, është i arrestuari mbrëmë,si i dyshuari kryesor për vrasjen në kazino në Lipjan.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin kryesor për vrasjen e 36 vjeçarit, Florent Ahmetaj në një kazino në Lipjan.

Mësohet se i dyshuari është Astrit Pacolli , 25 vjeçar.

Në një konferencë në orët e vona mbrëmë, Policia e Prokuroria dhanë më shumë informacione për aksionin e mbrëmshëm dhe punën intensive për arrestimin e të dyshuarit.

“Sonte pas një aksioni intensiv të Policisë së Kosovës, është arritur të arrestohet personi i dyshuar, që e kemi identifikuar. Kemi marrë masat e nevojshme. Ai është arrestuar, i janë konfirmuar dy armë dhe po vazhdojmë të punojmë intesivisht për këtë rast.

Para dy jave ka ndodhur rasti i vrasjes në kazino në Lipjan. Si prokurori kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. I falënderojmë hetuesit që kanë punuar pa ndal në arrestimin e të dyshuarit. Janë gjetur edhe disa prova materiale.

Do të marrim edhe deklaratën e tij, për të parë nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast. Kanë qenë dy javë të gjata intensive, në mënyrë që të arrijmë në rezultatin e sotëm. Një bashkëpunim i mirë mes Prokurorisë dhe Policisë e lufton krimin në vend”, kanë thënë përfaqësuesit e Prokurorisë.

Ndryshe, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjani, më 20 mars nga plagët e marra ka vdekur 36 vjeçari që punonte në këtë kazino.

(Kosova Sot)