Badallaj: Populli e ka parë shpëtimin vetëm jashtë vendit

  • 04 April 2019 - 12:11
Badallaj: Populli e ka parë shpëtimin vetëm jashtë vendit

Analisti Reshat Badallaj theksoi se Kosova ka rënë në dorën e një bande qeveritare e hajnave me njerëz të paaftë që nuk kanë haber në ekonomi dhe kjo solli që papunësia të rritet, kurse këta banditë mashtruan popullin se do të punësonin nga 250 mijë deri në 500 veta.

“Ndaluni dhe mendoni se çka do të thotë të humbni 17 mijë vende punë në një Kosovë të vogël dhe të varfër dhe, aq me keq që kjo bandë hajnash edhe nuk e pranojnë këtë duke menduar se populli është thes me kashtë. Në fakt, kjo bandë banditësh të kanaleve të nëntokës kriminale kanë punësuar vetëm familjarët e tyre, farefisin dhe militantët e këtij rrjeti mafioz.

A nuk është qesharake që kjo bandë hajnash mundohet ta zërë të pavërtetë edhe raportin e Bankës Botërore kinse të pavërtetë!? Këta e tregojnë pafytyrësinë e tyre. Populli e ka parë shpëtimin vetëm jashtë vendit dhe ka mbetur i pashpresë”, është shprehur ai. Tutje ka shtuar: “Shikoni se si e sollën shpirtin e kombit që e quaj unë EKONOMINË E VENDIT NË DEREXHE TË VDEKJES. Përse po ik populli?

Shikoni se i ka hyrë frika se nuk sigurojnë as kafshatën e bukës së gojës? Për ta shpëtuar popullin dhe rininë e vendit që të mos ia mbath me sherrin e kësaj bande hajnash, për të shpëtuar buxhetin e shtetit dhe djersën e tyre, populli një orë e më përpara duhet të thotë fjalën e tij, të ngrihet në protesta gjithëpopullore që të ikë ne theqafje kjo kope banditësh që kanë rrogat me të mëdha në rajon dhe në ish-Jugosllavinë kriminale.

(Kosova Sot)