Bërnabiq reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes për roaming, përmend taksën

  • 04 April 2019 - 12:12
Bërnabiq reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes për roaming, përmend taksën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes për uljen e çmimit të roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilave bënë pjesë edhe Kosova.

Bërnabiq ka deklaruar se është vështirë e pranushme që Kosova ka nënshkruar një marrëveshje të tillë.

”Vërtetë e vështirë pranimi i nënshkrimit të marrëveshjes së roamingut, në kohën kur s’po respektohet marrëveshja e CEFTA-s, dhe Kosova ka vendosur taksën 100% ndaj mallrave serbe”, është shprehur ajo.

(Kosova Sot)