Ndalohet nga policia për armëmbajtje pa leje një burrë nga Skënderaj

  • 04 April 2019 - 12:14
Ndalohet nga policia për armëmbajtje pa leje një burrë nga Skënderaj

Një burrë nga Skënderaj ka përfunduar në pranga gjatë ditës së djeshme.

Oragnet e rendit kanë indetifikuar burrin nën dyshimin që barte armë pa leje,.

“Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari dhe në veturën e tij kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë të llojit pistoletë me tre fishekë dhe një thikë, të cilat do të procedohen si prova materiale në rast”, njofton zyra për media e policisë për Rajonin e Mitrovicës.

Pas intervistimit të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për “armëmbajtje pa leje”.

(Kosova Sot)