Vuçiq: Më mirë të bisedohet 100 vjet se të luftohet një ditë

  • 04 April 2019 - 12:57
Vuçiq: Më mirë të bisedohet 100 vjet se të luftohet një ditë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se Beogradin dhe Prishtinën i ndanë “një det largësi” nga tejkalimi i pengesave për vazhdimin e dialogut, përderisa sipas tij, vazhdimi i bisedimeve varet më së shumti nga Prishtina dhe presioni amerikan.

Vuçiç tha se deputetët gjermanë që vizituan Beogradin dhe Prishtinën ishin njerëz me ndikim dhe se mesazhet e tyre në lidhje me demarkacionin, në të vërtetë nënkuptojnë se Kosova është krejtësisht e pavarur.

Për këto mesazhe presidenti serb pati përgjigje, duke thënë se “Kosova është Serbi” dhe se kështu thuhet në Kushtetutën e Serbisë.

Tutje ai tha se nuk ka paraqitur ndonjë ofertë apo ide lidhur me arritjen marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, dhe se paraprakisht do ta paraqes në kuvend dhe para popullit serb.

“Mendoj se shqiptarët nuk e dinë se çfarë duan, por serbët po. Unë mendoj se shqiptarët po i bëjnë gabimet që ne i kemi bëre në vitet e 90’ta”.

“Çfarëdo që jemi, ne nuk jemi të marrë. Më mire është të bisedohet për 100 vjet, se sa të bëhet luftë për një ditë”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTS.

(Kosova Sot)