Teknika 5 minutëshe korrigjon hundën pa operacion

  • 04 April 2019 - 16:06
Teknika 5 minutëshe korrigjon hundën pa operacion

Derisa pjesa e trupit që më së shpeshti operohet për qëllime estetike mbetet hunda, bëhet e ditur se, në një të ardhme të afërt, korrigjimi i formës së hundës do të mund të bëhet pa operacion, falë një teknike e cila përdorë gjilpëra të holla, rrymën elektrike dhe kallëpet e printuara me teknologji 3D për të riformoësuar indin e gjallë. Ky proces premton që të revolucionarizojë kirurgjinë plastike, e cila shpesh kërkon kohë të gjatë të shërimit dhe mund të çojë deri te mbetja e vragave (shenjave). Dr. Michael Hill, nga "Occidental College" në Los Anxheles, thotë: 'Parashikojmë që kjo teknikë e re të jetë procedurë me çmim të lirë, që do të bëhet me anestezion lokal. I tërë procesi do të zgjatë deri në rreth 5 minuta". 

Indi fleksibil

Kërci përbëhet nga fibrat e imta, rigide, të thurura deri diku midis tyre në një strukturë që ngjan me atë të shpagetave. Indi që posedon një dendësimet më të madh të molekulave me ngarkesë elektrike është më i ngjeshur sesa ai me një densitet më të ulët 'të ngarkesës', të zbuluar nga shkencëtarët. Ekipi i kryesuar nga Dr. Hill zbuloi se kur rryma elektrike kalon nëpër kërc, ky i fundit bëhet më i lakuar. "Pasi indi të bëhet më fleksibil, atij mund t'ia jepni atë formë që dëshironi", thotë ai. 

Mundësia e licencimit të kësaj teknike

Kjo teknikë është testuar te lepuri, të cilit veshët i rrinin përpjetë, sikur te të gjithë lepujt e tjerë. Pas përdorimit të një kallëpi dhe elektrodave me mikrogjilpëra, kërkuesit shkencorë arritën që ta bënin njërin vesh të lëshohet poshtë, pa e dëmtuar atë. Pasi u fik rryma elektrike, kërci u forcua, duke ruajtur formën e re, ku më pas u hoq kallëpi. Shkencëtarët, të cilët janë duke shqyrtuar mundësitë e licencimit të kësaj teknike, në bashkëpunim me kompanitë e pajisjeve mjekësore, i kanë paraqitur gjetjet e tyre në një takim të Shoqatës amerikane të kimisë, në Orlando të Floridas.

(Kosova Sot)