Zbulon se burri e mashtron me asistenten e tij, por nuk ndahet nga ai

  • 04 April 2019 - 16:17
Zbulon se burri e mashtron me asistenten e tij, por nuk ndahet nga ai

Një grua tregon se si zbuloi se burri, me të cilin ishte e martuar për 20 vjet, e mashtronte, si dhe tregon pse, përkundër tradhtisë, ajo nuk u nda nga burri. Emrat e personave janë ndërruar. Cassandra, 50 vjeçe, thotë se së pari u njoftua me Colinin, 56 vjeç, kur ai ishte shefi i saj, e ajo sekretarja e tij. Asokohe Colin ishte i martuar dhe, meqë nuk donte ta kishte një aferë me të, Cassandra ia bëri një ultimatum. 

Cassandra thotë se gjithmonë kishte kaluar mirë me Colinin

'I thashë, nuk dua të kem aferë me ty. Ti vendos çka dëshiron', thotë ajo. Brenda një jave Colin vendosi që të ndahej nga gruaja dhe, që nga ajo kohë, Colin dhe Cassandra janë bashkë. Cassandra thotë se gjithmonë kishte kaluar mirë me Colinin, meqë kishin sensin e njëjtë për humor dhe pajtoheshin për shumicën e gjërave. Por, katër vjet më parë, lidhja e tyre kishte përjetuar një krizë serioze. Cassandra kishte përshtypjen se burri ishte duke e mashtruar, gjë që doli të ishte e vërtetë. Ajo gjeti ca mesazhe 'të nxehta', të Colinit dhe asistentes së tij. Cassandra vendosi t'i shtypte këto mesazhe dhe ta konfrontonte burrin me to. 

Colin nuk ka qenë në gjendje që të japë ndonjë shpjegim apo arsye

Colin u zemërua pse ajo ia kishte kontrolluar e-mailin dhe refuzoi se ishte duke e mashtruar. Edhe pse tradhtia e kishte lënduar tepër shumë, Cassandra kuptoi se ende e donte burrin dhe nuk mund ta paramendonte jetën pa të. Përgjatë dy vjetëve të fundit çifti ka forcuar përsëri martesën e tyre edhe pse Cassandra thotë se, edhe sot e kësaj dite, nuk e di pse e tradhtoi burri. Edhe pse e kanë diskutuar këtë temë sa e sa herë, Colin nuk ka qenë në gjendje që të japë ndonjë shpjegim apo arsye. Fakti që nuk e di shkakun e tradhtisë së burrit, bënte që Cassandra të frikësohej që ai mund ta tradhtonte përsëri. Por, Colin e ka siguruar atë se nuk do ta përsëritë gabimin. Tani Cassandra thotë se Colin pranon përgjegjësinë e veprave të tij dhe se ata dy kanë gjetur mënyrën për ta forcuar lidhjen. 'Vjen deri te momenti kur thua, "Oh Zot, shiko çka rrezikoja të humbja" dhe kupton se kjo ia vlen për ta ruajtur". 

(Kosova Sot)