Arrestohet polici hetues në Graçanicë

  • 04 April 2019 - 17:12
Arrestohet polici hetues në Graçanicë

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar sot një zyrtar policor.

Sipas njoftimit që ka lëshuar IPK-ja bëhet fjalë për një polic hetues të stacionit policor në Graçanicë.

“Arrestimi i zyrtarit policor (punonjës/hetues i stacionit policor Graçanicë në Prishtinë) është bërë sot rreth orës 14:00 me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor”, nga neni 436 të Kodit Penal të Kosovës”, shkruhet në njoftim

IPK ndërkaq ka bërë të ditur se ka kryer bastisje në dy lokacione.

“IPK ka kryer bastisjen në dy lokacione (shtëpinë dhe zyrën  e të dyshuarit), me ç’rast janë konfiskuar disa sende në cilësinë e provave materiale.”

Të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 Gjithashtu, IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për  zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart.

(Kosova Sot)