Thaçi e Haradinaj nuk ndalen me skandale

  • 04 April 2019 - 18:23
Thaçi e Haradinaj nuk ndalen me skandale

Ramush Haradinajt nuk i ka mjaftuar numri i madh i ministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve politikë.

Ai po vazhdon punësimin e këshilltarëve dhe rritjen e numrit te tyre, siç ndodhi dje me emërimin e Lulzim Kabashit, si këshilltar i jashtëm për ekonomi, sidomos për rajonin e Prizrenit.

Sipas analistëve, ky është një skandal dhe tallje me popullin e varfër të Kosovës. Ata shtrojnë pyetjen se a do të vazhdojë Haradinaj të emërojë për secilin rajon nga një këshilltar dhe theksojnë se është e turpshme që të hapet konkurs nga Haradinaj për 92 kinse ekspertë të jashtëm të tij,

Analisti Ragip Guraziu thekson se kryeministri Ramush Haradinaj duhet të ndalet në punësimet nepotiste.

Image
Ragip Guraziu

"Ramush Haradinajt nuk i ka mjaftuar numri i madh i ministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve politikë, po ende po vazhdon punësimin e këshilltarëve dhe rritjen e numrit te tyre, siç ndodhi me emërimin e Lulzim Kabashit si këshilltar i jashtëm për ekonomi, sidomos për rajonin e Prizrenit. Kësaj i thoni një skandal dhe tallje me popullin e varfër të Kosovës. Po çka u bë kështu me Thaçin dhe Ramushin, njëri president e tjetri kryeministër, si të zotët e shtëpisë, që nuk po ndalen kështu me këto skandale, si ta kishin kryer një shkollë bashkë dhe të ishin vëllezër", theksoi analisti Ragip Guraziu për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)