Skandali i Speciales me aktakuzën “Pronto”, amnistohet Shkëlqim Devolli e mafio-oligarkët

  • 04 April 2019 - 19:04
Skandali i Speciales me aktakuzën “Pronto”, amnistohet Shkëlqim Devolli e mafio-oligarkët

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Adem Grabovcit, Besim Beqajt, Zenun Pajazitit dhe të tjerëve në rastin e njohur “Pronto”. Mirëpo, a është qesharake aktakuza e Prokurorisë Speciale kundër klanit PRONTO me vetëm aktakuzën, me veprën penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës ?!!! Pse në këtë aktakuzë nuk u përfshinë urdhër dhënësit e çdo veprimi joligjor, e as mafio-oligarkët që pandalshëm ia lagin fytin përmes korruptimit kriminal Adem Grabovcit?

A do te mbyllet edhe ky rast skandaloz e kriminal, pikërisht pasiqë në Kosovë sistemin e drejtësisë e ka në duar politika e inkriminuar e njohur si klani Pronto!? Çfarë prove tjetër i është dashur prokurorisë kur në përgjime dëgjohet qartë se si Grabovci kërkon nga Shkëlqim Devolli me ia lagë fytin? Pse as prokuroria e as gjyqësori nuk dëshirojnë që ta zbardhin krimin e organizuar që është pikërisht prapa këtij klani PRONTO dhe klanit Coca cola zero!?

Për këto e shumë materiale tjera interesante, lexojeni gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.