Goditi vajzën e saj dy-muajshe për vdekje, 33-vjeçarja dënohet me mbi 13 vjet burg

  • 04 April 2019 - 22:19
Goditi vajzën e saj dy-muajshe për vdekje, 33-vjeçarja dënohet me mbi 13 vjet burg

Një nënë beqare, e cila vrau foshnjën e saj dy muajshe, ndërsa përpiqej të pushonte të qarat e saj, u burgos për më shumë se 13 vjet.

Abigail Palmer, 33 vjeç, goditi vajzën e saj Teri-Rae, me aq shumë forcë sa i theu brinjët të porsalindurës.

Ajo nuk thirri as një ambulancë për 15 minuta dhe në kohën kur mjekët arritën ata nuk ishin në gjendje ta shpëtonin Teri Rae.

Gjykatësi tha: Ajo çfarë ke bërë ishte e tmerrshme. Vetëm ti e di pse e ke sulmuar vajzën tënde në këtë mënyrë, por nuk kërkon shumë imagjinatë që e keni bërë këtë sepse ajo po qante dhe ju ishit keq nga pagjumësia ditët e fundit. Ti u përpoqe ta pushoje atë duke e goditur atë aq fortë, sa e le pa frymë.

Teri Rae vdiq në 2 janar në vitin 2017, vetëm 9 javë pasi kishte lindur.

Palmer kishte rezultuar pozitive për kokainë gjatë shtatzënisë së saj dhe po përballet me akuzat e kujdesjes së Teri-Rae nën kontrollin e substancave narkotike.

Gjykata tha se ajo kishte premtuar të pastrohej, por vazhdoi të merrte drogë dhe të pinte alkool.

Disa nga brinjët e Teri-Rae-it u gjetën të krisura, ndërsa të tjerët ishin këputur.

Ndërsa nuk kishte dëshmi se Palmer ishte nën ndikimin e kokainës në kohën e tragjedisë, u zbulua se ajo kishte marrë 23 herë në telefon atë ditë personin që i siguronte lëndë narkotike.

Palmer gjithashtu mohoi se pinte, por mjekët e spitalit thanë të kundërtën.

Në frigoriferin e saj u gjendën edhe dy shishe alkool.

(Kosova Sot)