Daçiq tregon kur ka gjasa të hiqet taksa 100 për qind

  • 05 April 2019 - 08:55
Daçiq tregon kur ka gjasa të hiqet taksa 100 për qind

Serbia nuk sheh shumë përparim në zgjidhjen e problemit me Kosovën deri në përfundim të zgjedhjeve në Bashkimin Evropian. 

Bisedimet mes dy shteteve u ndalën në fund të vitit të kaluar kur Kosova vendosi taksën 100% për produktet serbe.

Diplomati serb, Ivica Daçiq pret që BE-ja ta bind Kosovën që të hiqet taksa dhe të vazhdoi dialogu. 

Por, ai nuk pret që kjo të ndodh së shpejti. Sipas ministrit serb, barrierat tregtare nuk mund të hiqen deri në përfundim të zgjedhjeve evropiane. 

“Kjo nuk ka gjasa para votimit në Parlamentin Evropianë.”, tha Daçiq. 

Po ashtu, diplomati serb nuk beson që do të ketë zgjidhje për problemin mes Kosovës dhe Serbisë pa përfundimin e zgjedhjeve në BE.


“Unë jam i sigurt se nuk do të ketë ndonjë lëvizje në heqje e taksës, deri në mbarimin e zgjedhjeve dhe administrimi i ri i BE-së formohet në gjysmën e dytë të vitit.”, u shprehë ministri serb për RTS.

(Kosova Sot)