Kosova nuk ka siguri të mjaftueshme

  • 05 April 2019 - 11:43
Kosova nuk ka siguri të mjaftueshme

Afrim Shehu mendon se sa i përket sigurisë në përgjithësi, Kosova nuk ka siguri të mjaftueshme, fizike e jetësore për shkak të politikës jo të mirë që po qeveriset me vetë faktin se nuk kemi as pozitë as opozitë.

Sherife Balaj shprehet se ne si shtet jemi në hapat e parë të zhvillimit jemi. “Po ta zgjerojmë këtë temë del që ende shumë hapa nuk i kemi plotësuar për një siguri të mjaftueshme si shtet demokratik dhe i zhvilluar. Ende në vendin tonë nuk kemi sigurim social të plotë, nuk kemi sigurim shëndetësor primar, nuk kemi respektim dhe shtrirje të plotë të ligjeve në implementim”, ka theksuar ajo.

Azer Shala beson se ka siguri por ,jo aq sa i duhet një Kosove të lirë me synime demokratike. “Ajo që dua ta vecoj është fakti se siguri kombëtare, por kosovarëve u duhet edhe një siguri qytetare”.


Agron Balaj mendon se ende pas kaq vitesh nga pavarësia, Kosova ka probleme me sigurinë e territorit, shtrirjen e ligjit në tërësi, funksionimin e institucioneve në Veri ,rast që vlenë të theksohet është edhe deportimi i gjashtë personave të ashtuquajtur ”Gylenistet”.

(Kosova Sot)