Vjen alarmi për Kosovën: Ja skenari Thaçi-Vuçiq me veriun e Mitrovicës

  • 05 April 2019 - 11:54
Vjen alarmi për Kosovën: Ja skenari Thaçi-Vuçiq me veriun e Mitrovicës

Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Britanisë së madhe, kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që mos udhëtojnë në veri të Kosovës.

Sipas analistëve politikë, ky është një paralajmërim serioz për Kosovën.

“Paralajmërimi më i ri nga Gjermania dhe Britania e Madhe i qytetarëve të tyre, që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, jo vetëm se duhet të jetë pikësëpari paralajmërim serioz dhe alarm shumë shqetësues për Kosovën, por edhe sinjalizon për rrezikun potencial qe situata ne veri, vërtetë te destabilizohet. Deklarimet e shteteve më të fuqishme evropiane dhe determinuese të BE-s, si Gjermania dhe Anglia kundër ndarjes së Kosovës, pas shkeljes dhe hedhjes poshtë të projektit të parë të treshes Vuçiq, Thaçi dhe Rama, pritet që ata tani ta vejnë në veprim planin e tyre të dytë apo planin "B", duke ndezur veriun për realizimin me çdo kusht të ndarjes së Kosovës”, thotë analisti, Gani Qarri.

Sipas tij, situata në veri shumë shpejt mund të përkeqësohet.

Image
Gani Qarri

“Madje akuzat e njohësit të problemeve të Ballkanit Perëndimor, ekspertit Bodo Ëeber se edhe sipas politikanëve perëndimor, presidenti kuisling Hashim Thaçi po shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve në mënyrë që të amnistohet nga Gjykata Speciale, janë alarm shtesë se së shpejti,gjendja në veri, njëmend mund të përkeqësohet. Ndaj alarmet e këtyre dy shteteve me shërbime të zhvilluara dhe shumë të fuqishme zbulimi, janë sinjalet më serioze të kohëve të fundit, nga të cilat Qeveria duhet ta kuptojë drejtë dhe ndërmerr me kohë masat e nevojshme, për faktin serioz se veriu vërtetë po shkon drejt tensionimit te situatës, të cilin projektuesit e zhbërjes së shtetit të Kosovës në krye me Vuçiqin dhe kuislingun Hashim Thaçi e kanë shndërruar në bombe me "sahat" dhe kurdisur në atë mënyrë që të shpërthejë ne çdo moment kur Vuçiqit dhe Thaçit u duhet, për të ndërmarrë hapin e fundit për ndarjen e Kosovës”, përfundon për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Gani Qarri.

(Kosova Sot)