Grapci: Borxhi publik në Kosovë e ka vlerën bruto më shumë se 30 për qind

  • 05 April 2019 - 12:52
Grapci: Borxhi publik në Kosovë e ka vlerën bruto më shumë se 30 për qind

Analisti Dardan Grapci theksoi se Banka Botërore në Kosovë si duket i ka bërë kalkulimet gabim, sepse borxhi publik në Kosovë e ka vlerën bruto më shumë se 30 për qind. Ja disa arsye pse Kosova është në krizë:

1. Që nga Pavarësia e Kosovës e deri më sot, politikanët kosovarë e kanë gënjyer popullin që do të ketë hapje të vendeve të reja të punës.

2. Qeveria e Kosovës e ka gënjyer popullin që nga viti 2010 e deri më sot, se Kosova do të hyjë në liberalizim të vizave.

3. MASHT-i i ka gënjyer fëmijët, studentët, që do të ketë arsim stabil dhe profesional në Kosovë, si dhe diplomat e tyre do të njihen në Evropë dhe më gjerë.

Këto janë vetëm disa nga dështimet dhe gënjeshtrat që i kanë bërë politikanët tanë. Prandaj, nëse vazhdohet me këto borxhe publike deri në vitin 2025, mundem lirisht të them që populli i mjerë duhet t’i kthejë sytë vetëm tek Zoti, sepse do të vuajnë për një copë bukë, sepse mbi 70 për qind të popullit të Kosovës janë pa punë, rinia po ikën jashtë vendit për një jetë sa më të mirë, edhe ata që vetëm i kanë profesionet e tyre po e lëshojnë dhe do ta lëshojnë Kosovën, prandaj nga e gjithë kjo mund të ndodhë që edhe bota evropiane të largohet nga Kosova, ku do të na lënë nën mëshirën e Zotit”, është shprehur Grapci për “Kosova Sot”. Sipas tij, Kosova është në hapat e parë të falimentimit, prandaj nëse nuk bëhet ndonjë ndryshim në Qeverinë e Kosovës brenda këtij viti, viti i ardhshëm do të jetë edhe më i rëndë.

(Kosova Sot)