Policia jep detaje për burrin që u gjet i vdekur në lumin Ibër

  • 05 April 2019 - 12:57
Policia jep detaje për burrin që u gjet i vdekur në lumin Ibër

Një burrë nga Mitrovica e Veriut është gjetur pa shenja jete buzë lumit Ibër në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend të ngjarjes, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot)