Badallaj: Fajtori kryesor është vetëm një….despoti i Kosovës

  • 05 April 2019 - 13:54
Badallaj: Fajtori kryesor është vetëm një….despoti i Kosovës

“Personalisht mendoj, pa marrë parasysh se çka ka thënë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, fajin kryesor për këtë pazar e ka pazarxhiu, matrapazi dhe shpirtshituri, Hashim Thaçi. Këtij despoti, këtij tirani, pra Hashim Thaçit, i konvenoi kjo, sepse këtë pazar e bën vetëm e vetëm që të shpëtojë bishtin e tij nga Gjykata Speciale dhe a ka turp më të madh, a ka tradhti më të madhe kur del ky dallaveraxhi the thotë se ...për korrigjimin e kufijve me Serbinë Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë tokë!

Për të mos i numëruar të gjitha me radhë, akoma Serbia në Kushtetutën e saj, Kosovën e konsideron si tokë të veten, lobon kudo për t´i bërë sherr Kosovës, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe ... prandaj, kush i beson këtij hajvani se me lëvizjen e kufijve Serbia do t’ia falë pjesën Lindore Kosovës pa asgjë. Dhe, ky matrapaz, për të shpëtuar lëkurën e tij, mendon se i beson kush për këtë tradhti. Si nuk ka turp ky hajn shkuar hajnave.

Eksperti i njohur, z.Bodo Weber akuzën këtij matrapazi ia bën me shumë të drejtë dhe me shumë vend, kur e sheh se akoma nuk zmbrapset dhe nuk heq dorë nga shkëmbimi i territoreve, sepse e shohin të gjithë se e ka vetëm për interesa të tij personale dhe Kosovën e nxjerr si plaçkë pazari dhe zbardhjen e këtij hileqari që tërë këtë pazar të pistë e bën nga frika se do të ulet në bankën e zezë të Gjykatës Speciale dhe njëkohësisht se ky aty për aty vdes politikisht dhe e di se kësaj, kur t´i shtohet edhe hajnia, që ia ka bërë buxhetit të vendit dhe djersës së taksapaguesve, që ka harxhuar miliona për të shpëtuar fytyrën e zezë të matrapazit, paratë ishin të popullit dhe jo të babës së tij, prandaj këtu ia shoh për të madhe edhe Kuvendit që nuk e ndali”, theksoi analisti Reshat Badallaj- Zhuriani për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)