Kritiku i ashpër i Vuçiqit, kundërshton ndryshimin e kufijve

  • 05 April 2019 - 15:00
Kritiku i ashpër i Vuçiqit, kundërshton ndryshimin e kufijve

Aktori i njohur serb, Sergej Trifunovic, themelues i “Lëvizjes së Lirë të Qytetarëve, e kundërshtona shpër ndryshimin e kufijve ndërjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, në rast se do të prekëshin kufijtë, situata ndërmjet dy shteteve do të mbetej e ngjashme me atë që është sot ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Ai thotë se gjetja e një kompromisi është jashtëzakonisht i nevojshëm për të dy shtetet.

“Kompromisi është i nevojshëm dhe shumë i nevojshëm”, ka thënë ai, shkruan N1

Ai kundërshton ashpër idenë e korrigjimit të kufijve, sepse beson se një zgjidhje e tillë do të krijonte një situatë të ngjashme me atë në Gaza, midis izraelitëve dhe palestinezëve.

“Korrigjimi është shumë kontradiktor”, ka shtuar Trifunoviq.

Ai thotë se nuk do mend që çfarëdo marrëveshje që arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të hidhet në referendum ,dhe për të ta thonë fjalën e fundit qytetarët.

Ndër të tjera Trifunoviq ka kritikuar qeverinë e Serbisë se nuk është e gatshme të rikthehet në dialogun e Brukselit.

“Krijimi konstant i atmosferës tensionuese, dhe konflikteve nuk mund të dërgojë drejt dialogut”, ka shtuar ai.

Trifunovic ndërkohë ka kujtuar kohërat kur ka realizuar film në qytetin e Prizrenit në vitin 1997, sipas tij atë kohë Prizreni ka qenë një ndër qytetet më kulturën më të pasur në Jugosllavi.

(Kosova Sot)