Aksident i rëndë në Drenas, dy makina përplasen me kamionin

  • 05 April 2019 - 15:33
Aksident i rëndë në Drenas, dy makina përplasen me kamionin

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në afërsi të “Parkut të Biznesit” në Drenas.

Në videon e dërguar, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina të vogla dhe një kamion.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, megjithatë sipas pamjeve dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Media do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

(Kosova Sot)