U plasi granata në dorë, fëmijët janë motër e vëlla! Të tjera detaje për tragjedinë

  • 05 April 2019 - 16:23
U plasi granata në dorë, fëmijët janë motër e vëlla! Të tjera detaje për tragjedinë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi tragjedinë e ndodhur në Bulqizë, ku dy fëmijëve të mitur, 11 dhe 9 vjeç, u plasi një granatë në dorë.

Mësohet se fëmijët janë motër e vëlla. 11 vjeçari ka humbur jetën kurse motra e tij 9 vjeçe është transportuar në gjendje të rëndë me helikopter drejt Tiranës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dy të miturit e kanë gjetur granatën në një përrua dhe teksa luanin me të, dyshohet se arma ka shpërthyer.

Njoftimi policisë:

Në fshatin Koçaj- Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç) kanë gjetur një granatë në një përrua , të cilët duke luajtur dyshohet granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot)