Vdes turisti që ra në Kanionin e Madh, vdekja e tretë brenda tetë ditësh

  • 05 April 2019 - 16:53
Vdes turisti që ra në Kanionin e Madh, vdekja e tretë brenda tetë ditësh

Një turist ka vdekur të mërkurën në mëngjes pasi ra nga lartësia në Kanionin e Madh, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët thanë se ai është viktima e tretë brenda tetë ditësh.

Viktima ishte një burrë 67-vjeçar. Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar, besohet se ai ka rënë nga një lartësi prej 120 metrash në pjesën jugore të Kanionit të Madh. Përndryshe, trupi i tij është tërhequr me helikopter.

Ky është rasti i dytë i vdekjes në gjashtë ditët e fundit dhe kjo ka bërë që autoritetet e parkut t’i paralajmërojnë vizitorët për rrezikun.

“Stafi i Parkut Kombëtar të Kanionit të Madh kërkon nga të gjithë vizitorët që të bëjën vizita të sigurta përmes qëndrimit dhe ecjes në zonat e caktuara për ta dhe duke qëndruar gjithmonë në largësi nga skaji i shkëmbinjve”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

Ky është rasti i parë që një person vdes nga rënia në Kanionin e Madh këtë vit, por një turist nga Hong Kongku kishte vdekur afër këtij kanioni më 28 mars. Zyrtarët kanë njoftuar se ky turist ishte duke bërë fotografi në momentin e rrëzimit.

Dy ditë para këtij rasti, një person tjetër ishte gjetur i vdekur në një zonjë malore të parkut. Vetëm gjatë vitit të kaluar, 17 njerëz kanë vdekur nga rënia nga lartësia në Kanionin e Madh, shkruan “ABC News”.

(Kosova Sot)