Avokatët kërkojnë që Vatikani ta luftojë kriminalizimin e homoseksualëve

  • 05 April 2019 - 18:08
Avokatët kërkojnë që Vatikani ta luftojë kriminalizimin e homoseksualëve

Një grup i avokatëve ndërkombëtarë që hulumtojnë çështjen e kriminalizimit të homoseksualëve janë takuar në Vatikan me sekretarin e shtetit dhe kërkuan nga Ati i shenjtë që publikisht t’i kundërshtojë ligjet dhe terapitë e “konvertimit” për homoseksualët.  

Vatikani tha se kardinali Pietro Parolin iu premtoi anëtarëve të delegacionit se ai do t’ia përcjellë hulumtimin e tyre Papa Françeskut, shkruan “Fox News”.

Qëndrimi i Vatikanit përmbylli një javë të lëkundshme të përgjimeve dhe mohimeve për vizitën e së premtes në Vatikan të anëtarëve të Asociacionit të Avokatëve Ndërkombëtarë, Institutit të Brendshëm Amerikan për të Drejtat e Njeriut dhe një instituti amerikan të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Grupet kanë thënë se kanë pritur një “fjalim historik” nga Papa Françesku gjatë vizitës së tyre dhe një gazetar homoseksual francez raportoi se Papa Françesku do ta kundërshtonte kriminalizimin e homoseksualitetit. Por vizita te Papa në momentin e fundit është anuluar dhe delegacioni në vend të tij takoi kardinalin Parolin privatisht.

(Kosova Sot)