E kaluara e turpshme e miliarderëve evropianë

  • 05 April 2019 - 18:51
E kaluara e turpshme e miliarderëve evropianë

Shumë prej këtyre kompanive miliardere pranojnë haptazi dhe kërkojnë falje për këto lidhje

“Kontratat me nazistët ishin të rëndomta për një rreth të sipërmarrësve, të cilët ishin në raporte miqësie me liderët SS, apo kishin lidhje të tjera”, thotë Christopher Kopper, profesor gjerman i ekonomisë dhe historisë së biznesit

Javën që shkoi, familja miliardere gjermane, Reimann, kompania e së cilës “JAB Holdings” posedon kremin “Krispy”, bukën “Panera”, etj., bënë me dije se kishin përfituar dhe marrë pjesë në abuzimet e kryera nga nazistët dhe në punën prej skllavërie gjatë regjimit nazist.

Kjo deklaratë erdhi pasi që gazeta gjermane “Bild” raportoi se Albert Reimann Sr. dhe Albert Reimann Jr., që të dy tanimë të vdekur, ishin aktivë në partinë naziste dhe përdornin civilët rusë dhe të burgosurit francezë të luftës dhe civilët rusë, si skllevër gjatë Luftës së dytë botërore. Familja në fjalë, e cila tani ka 4 fëmijë miliarderë të Reimann Jr., me vlerë rreth 3.7 dollarë, planifikon që të bëjë donacioneve me vlerë 11 milionë dollarë, ku përfitues do të jenë “organizatat e përshtatshme”, thotë zëdhënësi i familjes Peter Harf, edhe pse ende nuk është bërë i ditur emri i tyre. Harf po ashtu thotë se këta familjarë kanë filluar që të studiojnë lidhjet atërore me nazizmin, duke angazhuar në vitin 2014 historianin gjerman Pauk Erker; ku puna e tij është duke vazhduar dhe pritet të përfundojë në vitin 2020.

Lidhja me ekonominë e luftës

Por, kjo familje zor se ishte e vetme në pjesëmarrjen në aktivitetet naziste, apo në përfitimin nga regjimi nazist. Më shumë se një duzinë miliarderësh evropianë dhe familjet e tyre, ku rrënjët e biznesit të tyre datojnë para fillimit të Luftës së dytë botërore, duke përfshirë pronarin e kompanisë “Kuehne and Nagel”. Klaus Michael Kuehne dhe atë të kompanisë “Knorr-Bremse AG”, Heinz Hermann Thiele, kishin lidhje me nazizmin me anë të kontratave, punës së skllevërve, përvetësimin e mallrave të vjedhura, etj.

“Rrëfimet e tilla asnjëherë nuk befasojnë. Në vitin 1944, një e treta e tërë fuqisë punëtore në Gjermani ishin punëtorë të detyruar. Kjo dmth se gati çdo kompani që punonte asokohe, ishte e lidhur me ekonominë e luftës, në këtë, apo në mënyrën tjetër”, thotë Roman Köster, historian gjerman. “Duke filluar nga viti 1942, u bë shumë vështirë për bizneset gjermane që ta vazhdonin prodhimin që, në këtë apo atë mënyrë, nuk kishte lidhje me luftën”. Ai shton se gjetjet e Bildit në lidhje me familjen Reimann janë më të këqija sesa të tjerat, për shkak të abuzimit dhe keqtrajtimit të punëtorëve, edhe pse zëdhënësi i familjes Reimann thotë se Albert Reimann Sr. dhe Albert Reimann Jr. nuk kanë dëmtuar personalisht punëtorët.

Shumë prej këtyre kompanive miliardere pranojnë haptazi dhe kërkojnë falje për këto lidhje, derisa shpagimet monetare janë më të rralla.

“Me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më e vështirë për të ofruar dëshmi ligjore rreth reparacionit, përpos nëse kërkuesi nuk ka dëshmi konkrete të vjedhjes nga paraardhësit e të akuzuarit”, thotë Karthik Ramana, profesor i biznesit dhe politikës publike në Universitetin e Oksfordit, studimi i të cilit ka përfshirë edhe aspektin etik.

Sikur që deklaroi themeluesi miliarder i kompanisë “Ikea”, Ingvar Kamprad, rreth lidhjeve të tij, si adoleshent, me nazizmin, “Ndoshta edhe ju keni bërë diçka në rininë tuaj, që tani e dini se ishte budallallëk. Pse nuk e kam bërë këtë publike vet? Thjesht. Kam pasur frikë se do të ma dëmtonte biznesin”. Kamprad vdiq në vitin 2018 dhe të tre djemtë e tij, të gjithë miliarderë, trashëguan nga një hise të kompanisë “Ikea” dhe gjenden në mesin e atyre, paraardhësit e të cilëve, kanë pasur lidhje me nazizmin.

Punësimi i skllevërve

Bizneset nuk përfitonin vetëm nga puna e detyruar. “Kontratat me nazistët ishin të rëndomta për një rreth të sipërmarrësve, të cilët ishin në raporte miqësie me liderët SS, apo kishin lidhje të tjera”, thotë Christopher Kopper, profesor gjerman i ekonomisë dhe historisë së biznesit.

Françoise Bettencourt Meyers, gruaja më e pasur në botë me 53.3 miliardë, trashëgoi gati 50 miliardë në formë të aksioneve nga kompania “L'Oréal”, e cila thuhet të ketë lulëzuar nën Rajhun e Tretë. Francezi Eugène Schueller, themelues i kompanisë “L'Oreal” dhe gjyshi i Bettencourt Meyersit, thuhet të ketë qenë një antisemit i njohur.

Një mënyrë tjetër me anë të së cilës bizneset përfitonin nga lufta, ishte duke përdorë punën pa pagesë të njerëzve të zënë nga nazistët, nga kampet e përqendrimit dhe nga të burgosurit e luftës. Familja Quandt, që është aksionarja më e madhe në kompaninë “BMW” dhe përfshin në vete miliarderët Stefan Quandt (17.3 miliardë dollarë) dhe Susanne Klatten (20.1 miliardë), po ashtu kishte lidhje me nazistët.

Patriarku i familjes, Gunther Quandt, si dhe i biri i tij, Herbert (gjyshi, respektivisht i ati i Stefanit dhe Susanne-s) kishte punësuar rreth 50,000 punëtorë skllevër (pa pagesë) nga kampet naziste të përqendrimit, gjatë Rajhut të tretë.

Françoise Bettencourt Meyers, gruaja më e pasur në botë me 53.3 miliardë, trashëgoi gati 50 miliardë në formë të aksioneve nga kompania “L'Oréal”, e cila thuhet të ketë lulëzuar nën Rajhun e Tretë. Francezi Eugène Schueller, themelues i kompanisë “L'Oreal” dhe gjyshi i Bettencourt Meyersit, thuhet të ketë qenë një antisemit i njohur.

(Kosova Sot)