Qarri: Pazaret e pista për shkëmbim territoresh, Thaçi po i bën që t’i ikë Gjykatës Speciale

  • 05 April 2019 - 19:12
Qarri: Pazaret e pista për shkëmbim territoresh, Thaçi po i bën që t’i ikë Gjykatës Speciale

Analisti Gani Qarri shprehet për "Kosova Sot" se vërtet Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është personi kyç që jetësoi temën e kufijve në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel,dhe se Mogherini e bëri gjithë këtë për të shpëtuar reputacionin e vet, të cilin ajo nuk e ka, ndërsa këtë e dëshmoi edhe Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i politikave të demokratizimit për Ballkanin Perëndimor.

"Madje, ashtu siç e thotë edhe vetë eksperti Weber, ideja për temën e kufijve Serbi-Kosove, u jetësua pikërisht përmes Mogherinit, thjesht për ta shpëtuar ajo fytyrën e vet, karrierën politike dhe reputacionin aspak bindës diplomatik të saj, që u dëshmua edhe prej këtij procesi të dështuar. Eksperti Bodo Ëeber akuzoi edhe presidentin kuisling Hashim Thaçin, i cili edhe sipas deklaratave të politikanëve perëndimorë, po shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve, në mënyrë që të amnistohet vetë nga Gjykata Speciale, gjë që vërteton edhe një herë më tepër, se të gjitha këto pazare të pista për shkëmbim territoresh, Hashim Thaçi po i bën për arsyen e vetme, që ai t'i ikë Gjykatës Speciale", ka potencuar Qarri.

Image
Gani Qarri

"Për aq më tepër, edhe eksperti Weber zbuloi se ka drafte të ndryshme të marrëveshjes prej zyrtarëve të lartë të BE-së me Thaçin, që në fakt edhe ato përmbajnë një element të amnistisë së tij. Ndaj, të gjitha pazaret e fshehta, po dëshmohet edhe nga ekspertët, siç është z. Weber, se po bëhen vetëm për t'u amnistuar Hashim Thaçi personalisht nga Gjykata Speciale, edhe atë në kurriz e në dëm të territorit dhe parave të popullit të Kosovës", ka thënë më tej Qarri.

(Kosova Sot)