Kosovarët të dorëzuar, ikin nga Kosova e nuk protestojnë

  • 05 April 2019 - 19:25
Kosovarët të dorëzuar, ikin nga Kosova e nuk protestojnë

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se deri kur populli do te hesht dhe nuk do të reagojë kundër keqqeverisjes përmes nepotizmit, klientelizmit dhe krimit të organizuar e korrupsionit në të tre pushtetet dhe në të dyja nivelet e pushtetit?!

Pse në vend se që populli të reagojë dhe protestojë paqësisht e me kërkesa, ai ka zgjedhur që të ikë sa më larg Kosovës, duke rritur kështu fluksin masiv të qytetarëve që duan të ikin nga skamja dhe padrejtësitë? Si e pse po zbrazet Kosova jonë e dashur nga qytetarët e saj? Pse qytetarët tanë nuk mund të rrinë më të heshtur e të bëjnë sehir se si po e rrënojnë jetesën e tyre pushtetarët e të dyja niveleve, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal?

Pse kjo klasë politike nuk njeh as ligj e as moral e etikë, as pasuri publike e meritokraci? Pse qytetarët nuk po i besojnë më asnjë partie politike, pasiqë për 20 vite kanë pare se sapo shkonte një pushtet i degraduar, vinte një tjetër edhe më i zi se ai!? Pse ky shtet nuk mund të përparojë pa patur një ligj VETTING-u për vetpastrim, jo vetëm në institucionet e sigurisë e ligjzbatuese të drejtësisë, por në secilën zyrë shtetërore, pra duke e pastruar shtetin nga të inkriminuarit, sepse vetëm atëherë do të arrijmë të kemi përmirësim si në politikë ashtu edhe në sistemin e drejtësisë, sigurisë, arsimit, shëndetësisë etj !?

Pse edhe Ligji i lustracionit duhet të jetë edhe një ligj emergjent, pasiqë nuk mund të ecë përpara Kosova me spiunë e bij spiunësh të instaluar në dhe nga të tëra anët ?!

Lexojeni të përditshmen numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.