Joe Biden bën shaka për kontaktet me femra në fjalimin e parë pas akuzave

  • 05 April 2019 - 20:26
Joe Biden bën shaka për kontaktet me femra në fjalimin e parë pas akuzave

Ish zëvendës presidenti Joe Biden bëri shaka dy herë për çështjen nëse kishte leje për të prekur njerëzit të premten, gjatë paraqitjes së tij të parë publike që nga pretendimet e disa grave se ai i kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, shkruan CNN.

Pas fjalimit të tij në konferencën e vëllazërisë ndërkombëtare të elektricistëve në Washington DC. Biden gjithashtu tha që ndjente keqardhje që nuk kuptoi se si sjellja e tij i bëntë gratë të ndiheshin keq. Ai e bëri të qartë që nuk kërkonte falje për qëllimet që i kishte duke iu thënë kështu reporterëve:” Unë nuk ndjej keqardhje për asgjë që kam bërë, nuk kam trajtuar pa respekt, me qëllim, asnjë grua apo burrë”.

Komentet e Biden ishin përgjigjet më direkte deri tani ndaj akuzave që ai i bëri gratë të ndihen të parrehatshme me mënyrën se si ai i prekte.

Biden përdori humorin gjatë fjalimit të tij duke i’u referuar akuzave. Pasi ishte prezantuar në skenë nga kryesuesi i konferencës Lonnie Stephenson. “Dua që ta dini të gjithë. Unë mora leje nga Lonnie për ta përqafuar”, tha në mënyrë sarkastike ai.Të njejtën shaka e bëri edhe pasi e preku një fëmijë të vogël në shpatull.

Duke folur për reporterët pas fjalimit Biden tha që nuk kishte qëllim të bëntë shaka me paknaqësitë e të tjerëve, dhe se gjithçka ishte bërë me humor të mirë.

“Une kurrë nuk kam menduar për politikën si të ftohtë. Gjithmonë e kam menduar si një mënyrë e lidhjes mes njerëzve, siç thashë, shtrëngim i duarve, vendosja e duarve mbi shpatulla, një përqafim, dhënie e vetbesimit dhe tani bërja e selfive. Por normat shoqërore kanë filluar të ndryshojnë, dhe mbrojtja e kufijve të hapësirës personale ka kuptim tjetër. Dhe unë e kuptoj.” Shtoi ish zëvendës presidenti i SHBA’së.

Biden dhe ekipi i tij po merren me akuzat për sjellje të pazakonta ndaj grave të këtij të parit, në ndërkohë ata po përgatiten të bëjnë një lajmërim zyrtar të planeve të tij për vitin 2020 këtë muaj.

(Kosova Sot)