Mendonte se kishte herni, në fakt kishte kancer

  • 05 April 2019 - 20:38
Mendonte se kishte herni, në fakt kishte kancer

Operacioni për heqjen e tumorit me peshë 1 kg, e la zonjën Cresswell me një qese abdominale, ku grumbullohet jashtëqitja. Por, sëmundja asaj iu kthye edhe në korrik të vitit 2018

Një adhuruese e sportit “snowboard” zbuloi atë që mendonte se ishte herni, e që në fakt, ishte kancer i zorrës, i shkallës së katërt.

Heidi Cresswell, 38 vjeçe, nga Great Braksted, Eseks, në mëngjesin e gushtit të vitit 2016 gjeti një duq në barkun e saj.

Më pas ajo shkoi te mjeku i saj i përgjithshëm, ku ky i fundit e drejtoi menjëherë për në spital.

Është duke u trajtuar me kimioterapi

Brenda javës, ajo dhe burri i saj, Peter, 37 vjeç, morën lajmin e hidhur se Heidi vuante nga kanceri i zorrëve, i shkallës së katërt, i cili ishte përhapur edhe në gjëndrat limfatike.

Operacioni për heqjen e tumorit me peshë 1 kg, e la zonjën Cresswell me një qese abdominale, ku grumbullohet jashtëqitja.

Por, sëmundja asaj iu kthye edhe në korrik të vitit 2018. Aktualisht ajo është duke u trajtuar me kimioterapi, por një operacion tjetër planifikohet në të ardhmen.

Gjyshërit nga të dy prindërit i kishin vdekur nga kanceri

Çifti Cresswell vendosën që gruaja t’i nënshtrohej trajtimit IVF para se të fillonte me kimioterapi, me shpresën se, një ditë, do të bëhen prindër. Ajo tregon sesi i ka ngrirë dy embrione dhe shpreson që, pasi të mbarojë lufta kundër sëmundjes, një ditë, ajo do t’i sjellë këto embrione në jetë.

Duke folur rreth simptomave të hershme të kancerit, zonja Cresswell, e cila është edhe një çikliste e zonja, thotë se nuk ishte aq e shqetësuar, meqë mendonte se kishte të bënte me një herni (kalimi i pjesëve të organeve të brendshme në sipërfaqe, si pasojë e dobësisë së muskujve).

Edhe pse gjyshërit nga të dy prindërit zonjës Cresswell i kishin vdekur nga kanceri, ajo kurrë nuk besonte se edhe vet do të prekej nga kjo sëmundje, meqë gjyshërve të saj kjo sëmundje iu ishte diagnostikuar në pleqëri.

(Kosova Sot)