Serbi që ka të dashurën 53 vjet më të re nuk ka të ndalur, tani me dy striptiste

  • 05 April 2019 - 20:56
Serbi që ka të dashurën 53 vjet më të re nuk ka të ndalur, tani me dy striptiste

Milojko Bozik, 74 vjeç dhe Milijiana Bogdanovic 21 vjeçare nga Serbia javën që shkoi bënë publike jetën e tyre seksuale.

Çifti që kanë 53 vjet diferencë në moshë, po planifikojnë dasmën dhe kanë folur për të pasur fëmijë.

Por kjo nuk është e gjitha, çifti kanë nënshkruar një kontratë për një serial televiziv të quajtur Couples, ku pritet të bëjnë seks para kamerave.

Edhe pse ata ende nuk kanë dalur me skena të nxehta para kamerës, Milojko megjithatë është parë duke u kënaqur para kamerave.

Në disa foto që të lënë pa fjalë, gjyshi shihet duke u puthur dhe duke u kapur për organe intime nga dy bukuroshe striptiste.

Ivania Bajic dhe Natalija Vukomanovic e ftuan 74 vjeçarin në një dhomë të shtëpisë dhe i dhanë një kërcim shumë në prehër.

Duke folur për momentin e nxehtë në shtëpi, Milojko tha: “Gratë po më ndiqnin si të çmendura, ato ishin duke u zhveshur para meje. Por kush nuk do të jetë në gjendje të bie në dashuri me të rininë dhe bukurinë që ka Milijana ime, të tjerat nuk kanë një shans”.

Më parë, çifti premtoi shikuesit në serinë e realitetit Couples se ata do të bëjnë seks në televizor.

Milijana tha: “Burrat tek seriali Couples janë kryesisht të rinj. Ata nuk kanë flokë gri ose syze. Pra, ata nuk kanë një shans me mua.

“Sigurisht që do të kemi marrëdhënie seksuale, pse jo? Do të doja të mbetesha shtatzënë dhe të lindja një fëmijë.

“Nëse jo në shfaqje atëherë pasi të lëmë shfaqjen. Ne planifikojmë të përqafojmë dhe ta duam njëri-tjetrin sikur të ishim në shtëpi.

“Unë me të vërtetë dëshiroj t’u dëshmoj njerëzve se kjo gjëja midis Milojkos dhe meje është e vërtet, dhe jo një mashtrim marketingu, siç thotë secili”.

(Kosova Sot)