Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 06 April 2019 - 09:02
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) prezanton analizën përmbledhëse të rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialogun Kosovë-Serbi. (Vendi: Zyrat e GLPS, Prishtinë, ora: 10:00)

Nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për nder të 30-vjetorit jubilar të rënies në altarin e lirisë, të Dëshmorit të Kombit, Prof. Xhemajli Berisha mbahet akademi përkujtimore. Presidenti i Kosovës do ta dekorojë dëshmorin me titullin “Hero i Kosovës”. (Vendi: Shtëpia e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, ora: 12:00)

Akademi përkujtimore për nder të 20-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Hajrullah Sinani – Hajrushi. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora: 12:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruimin e rrugës Bishtazhin-Damjan. (Vendi: Rruga Gjakovë – Prizren, në hyrje të fshatit Bishtazhin, ora: 12:00)

Alternativa do të mbajë konferencën për media në lidhje me gjendjen e sektorit në arsim. (Vendi: Zyra e Alternativës, kompleksi Qafa, kati 1-rë, ora: 12:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë në të cilin merr pjesë edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. (Vendi: Teatri “Avdush Hasani” në Podujevë, ora: 13:00)

Bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore për nder të 20-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Hajrullah Sinani – Hajrushi. (Vendi: Stan Tërg, ora: 13:30)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë në të cilin merr pjesë edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. (Vendi: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora: 15:00)

Mbahet aktivitet në sportin e pingpongut për nder të ditës ndërkombëtare të sportit. (Vendi: Shkolla fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, ora: 17:00)

Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” do të interpretojë në Prishtinë. (Vendi: Holli i Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora: 20:30)

(Kosova Sot)