Burjani: Vetëm Vetting-u mund të kryejë punë!

  • 06 April 2019 - 12:21
Burjani: Vetëm Vetting-u mund të kryejë punë!

“Vetëm Vetting-u mund të kryejë punë, nënshtrimi në vetting do të ndihmonte në pastrimin etik dhe largimin e të gjithë atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kalojnë vetting-un, ka shumë probleme të deritashme dhe mbi të gjitha politika e pengon nxjerrjen e Ligjit për vetting, problemet e mëdha dhe kapja e shtetit po vijnë nga politika.

Pa ndryshim të qeverisjes nuk ka gjyqësi të pavarur, nuk ka funksionim të drejtë të institucioneve të shtetit, drejtësia joefikase ka bërë që sot korrupsioni, nepotizmi dhe shteti partiak të funksionojë pa ndërhyrje dhe partitë janë mbi shtetin.

Këtu është problemi, e thyejnë Kushtetutën, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe nuk çregjistrohen nga regjistri për veprim politik”, theksoi për “Kosova Sot” analisti Blerim Burjani.

(Kosova Sot)