Tre të vrarë e 20 të plagosur nga shpërthimi i dyfishtë në Afganistan

  • 06 April 2019 - 14:15
Tre të vrarë e 20 të plagosur nga shpërthimi i dyfishtë në Afganistan

Dy shpërthime që kanë ndodhur të shtunën në pjesën lindore të Afganistanit i kanë lënë të vdekur tre persona dhe i kanë lënduar 20 të tjerë. Më saktësisht, shpërthimet kanë ndodhur në qytetin e Jalalabadit.

Mohammad Shoieb Sahak, zëvendësdrejtor i spitalit rajonal të Nangarharit tha se në këto sulme kanë mbetur të vdekura dy gra dhe një fëmijë.

“Në incidentin e sotëm, motra ime dhe dy vajzat e saj janë vrarë”, tha Sami Ul Haq, banor i Nangarharit, pasi e vizitoi familjen në spital.

Nuk dihet se çka i ka shkaktuar këto shpërthime. Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin. Në vitin 2015, në këtë qytet kishin hyrë militantët e Shtetit Islamik, të cilët ishin bërë një nga grupet më të rrezikshme për sulme me bomba.

Lufta mes grupeve të militantëve dhe mes talibanëve e forcave qeveritare është ashpërsuar javëve të fundit, ndonëse disa përfaqësues të tyre janë duke zhvilluar bisedime për paqe, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot)