Badallaj: Njerëzit të ngrihen kundër bandave

  • 06 April 2019 - 15:43
Badallaj: Njerëzit të ngrihen kundër bandave

Analisti Reshat Badallaj thekson për “Kosova Sot” se populli po hesht nga kërcënimet që i bëhen nga rrjeti mafioz më i rrezikshëm në tërë Ballkanin, që vepron në Kosovë, pikërisht nga këta matrapazë dhe mafio-oligarkë të kanaleve të errëta të nëntokës kriminale.

“Por, populli hesht derisa të mbështetet për muri, sepse e ka kuptuar hilen e këtyre kryebanditëve dhe kryehuliganëve që punojnë për interesat e tyre personale dhe familjeve të ngushta të tyre dhe i punësojnë vetëm ata që ia ‘lagin fytin’.

Populli po zgjohet dhe orët janë të numëruara kundër këtyre kryebanditëve dhe të gjithë atyre langonjve që e kanë kapur pushtetin dhe po e vjedhin deri në palcë dhe si i uzurpuan dikasteret më të rëndësishme të vendit. Personalisht jam që një orë e më parë populli të dalë në rrugë kundër këtyre kryebanditëve, kryehajnave dhe kryehuliganëve që nuk kanë të ndalur duke vjedhur djersën e taksapaguesve.

Kjo bandë, pos kësaj, merreni me mend për çdo orë e çast shkel ligjet, që do të thotë nuk njohin as ligje, as Kushtetutë dhe as shtet dhe kur kryebanditët e bëjnë këtë, çka duhet bërë populli pastaj?”, u shpreh Badallaj.

(Kosova Sot)