Tre të vdekur nga shpërthimi në kantierin detar të Iranit

  • 06 April 2019 - 23:15
Tre të vdekur nga shpërthimi në kantierin detar të Iranit

Bateria e një nëndetëse shpërtheu në një kantier detar të ushtrisë iraniane, ku vrau tre punëtore.

Sipas Reuters, televizioni shtetëror i atjeshëm ,IRIB shkruan, këta persona ishin staf i Ministrisë së Mbrojtjes, kjo bateri shpërtheu në kantierin detar Shahid Darvish në portin e Gjirit të Bandar Abbas, në të cilin ndërtohen dhe riparohen anijet ushtarake dhe nëndetëset.

Irani ka zhvilluar një industri të madhe të armëve pas dekadave të presionit ndërkombëtar dhe përkundër faktit që e kanë të ndaluar importimin e shumë armëve.

(Kosova Sot)