Haradinaj: Malësorët krenarë në Amerikë, nuk harruan në asnjë çast kush janë e nga vijnë

  • 07 April 2019 - 10:00
Haradinaj: Malësorët krenarë në Amerikë, nuk harruan në asnjë çast kush janë e nga vijnë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka qëndruar disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ku mori pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Haradinaj ka deklaruar se ishte shumë i nderuar të jetë pjesë e komunitetit katolik shqiptar “Shën Pali” në Amerikë.

“Shumë i nderuar të isha në mesin e komunitetit Katolik Shqiptar “Shën Pali” në Detroit dhe shqiptarë të të gjitha trojeve tona, në shënim të 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe Ditës së flamurit të Dedë Gjo Lulit, një prej ngjarjeve më krenare të historisë së lëvizjes shqiptare për liri e mëvetësi kombëtare. Malësorët krenarë në Amerikë, nuk harruan në asnjë çast kush janë e nga vijnë. Në kohështrirje të ndryshme, me dijen dhe atdhedashurinë e tyre, i kanë dhënë krah tërë trojeve shqiptare, duke u ngritur njëkohësisht në shoqërinë amerikane dhe kjo është garancë e thellimit të miqësisë së përhershme me ShBA-në”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot)