Unitet, para protestave

  • 07 April 2019 - 10:37
Unitet, para protestave

Të anketuarit thonë se duhet konsensus politik për zgjidhjeve e problemeve të mëdha e pastaj vijnë protestat

Fatos Aliu shprehet se para se të ketë protesta në Kosovë mendoj se duhet të ketë koncensus politik. “Kur të kryhet koncenusi politik i së ardhmes së Kosovës, i duhen gjithsesi pastaj të vijnë tjerat”.

Adnan Maloku mendon se protesta e paralajmëruar duket haptas se kanë prapavijë politike. Prandaj,protesta të këtilla s'ka nevojë të ketë në Kosovë. “Sepse me protesta nuk arrihen synimet e zhvillimit të një shteti siç është Kosova”, thekson ai.

Meriton Omaj konstaton se jrmi lodhur nga protestat, Kosova ka nevojë për një zhvillim ekonomik. “Protestat i bëjnë ata që kanë standard e jo ne që angazhohemi për forcimin e shtetësisë”.

Halil Çadraku thekson se Kosova s'ka nevojë për protesta. “Tani Kosova i ka edhe një varg angazhimesh tjera politike që i duhet vendosur. Statusi i Kosovës tani duhet të jetë ai definitivi. Prandaj,duhet pa fatin e këtij vendi e jo të protestohet”, u shpreh ai.

(Kosova Sot)