Katër hajna vodhën një bankë në Prishtinë, policia tha se bëhet fjalë për shumë para

  • 07 prill 2019 - 12:28
Katër hajna vodhën një bankë në Prishtinë, policia tha se bëhet fjalë për shumë para

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vjedhjen e një banke, mëngjesin e sotëm në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Katër hajna kanë vjedhur bankomatin bashkë më një shumë të konsiderueshme parash. Të njejtit ndodhen në arrati.

“Me 07.04.2019 rreth ores 04:00 ne Rr.Nazim Gafurri-Prishtinë është raportuar rasti vjedhje e bankomatit.

Nga iformacionet e para dyshohet se 4 persona te dyshuar, kane depertuar me force ne objektin ku ka qene i vendosur bankomati.

Nga keqyrja e vendit te ngjarjes eshte ngritur dyshimi se te dyshuarit duke perdorur substance shperthyese kane arritur qe te marrin nje sasi te konsiderueshme te parave nga kasaforta e bankomatit dhe me pas jane larguar nga ai lokacion me veturen e tyre.

Policia ka nisur nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojne ngjarjen me qellim identifikimin e te dyshuarve si dhe ndricimin e plote te saj”, tha Agron Borovci nga policia rajonale e Prishtinës.

(Kosova Sot)