Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë pas përplasjes në autostradë

  • 07 April 2019 - 13:56
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë pas përplasjes në autostradë

Dy persona gjetën vdekjen dhe një i tretë mbeti i plagosur pas një aksidenti tragjik rrugor natën e kaluar në përgjatë autostradës A14 në pjesën midis Molfetta dhe Bitonto në zonën e Barit në Itali.

“La Republica”, shkruan se viktimat janë dy shtetas shqiptarë, një burrë dhe një grua që jetonin në Emilia Romagna. Ata  udhëtonin me një Renault Clio në drejtim të Barit.

Për shkaqe ende të pasqaruara, makina u përplas me një Ford Kuga, shoferi i të cilit mbeti i plagosur. Ai u transportua për në spital.

Mediat lokale italiane shkruajnë se drejtuesi shqiptar i mjetit fluturoi jashtë saj në momentin e përplasjes, ndërsa gruaja mbeti e mbërthyer brenda.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerr e trupit të pajetë të saj.

Viktimat shqiptare, emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, thuhet se janë 50 vjeçar, ndërsa i plagosuri është një 43 vjeçar italian, punonjës policie.

Aksidenti ndodhi rreth mesnatës dhe seksioni i autostradës në drejtim të Barit u mbyll përkohësisht për trafikun deri në orë 03:00.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e urgjencës, zjarrfikësit dhe policia e trafikut.

(Kosova Sot)