Ruanda shënon 25-vjetorin e gjenocidit, ishin masakruar 800 mijë njerëz

  • 07 April 2019 - 15:38
Ruanda shënon 25-vjetorin e gjenocidit, ishin masakruar 800 mijë njerëz

Kanë nisur ceremonitë për ta shënuar 25-vjetorin e gjenocidit në Ruandë. Në masakrat e vitit 1994 ishte vrarë rreth një e dhjeta e popullsisë së vendit.

Autoritetet e Ruandës i kanë shpallur 100 ditë zie, që është koha sa kishin zgjatur masakrat e vitit 1994. Shumica e të vrarëve ishin pjesëtarë të komunitetit Tutsi, të cilët u masakruan nga ekstremistët e komunitetit Hutu.

Presidenti Paul Kagame, i cili i kishte udhëhequr forcat rebele që i dhanë fund gjenocidin, e ndezi një pishtar në shenjë të përkujtimit për viktimat. Kjo ceremoni u mbajt në kryeqytetin e vendit, Kigali.

Flaka e ndezur nga presidenti do të qëndrojë në këtë gjendje për 100 ditët e ardhshme. Presidenti 61-vjeçar, i cili e ka udhëhequr vendin që nga përfundimi i gjenocidit, e mbajti një fjalim në nderim të viktimave.

Pjesëmarrjen në ceremonitë përkujtuese e kanë konfirmuar shumë liderë shtetesh, shumica e të cilëve vijnë nga shtetet afrikane. Sidoqoftë, në ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri i Belgjikës, vend i cili e kishte kolonizuar Ruandën shekullin e kaluar.

Në ceremoni nuk do të jetë i pranishëm presidenti francez, Emmanuel Macron. Këtë javë, ai e ka emërtuar një panel ekspertësh për ta hetuar rolin e Francës në këtë gjenocid, shkruan “BBC”

(Kosova Sot)