Largohet antena e telefonisë mobile, pas rasteve me kancer

  • 07 April 2019 - 16:13
Largohet antena e telefonisë mobile, pas rasteve me kancer

Në një shkollë fillore, tetë fëmijë janë diagnostikuar me kancer, gjë që ka bërë prindërit të mendojnë se, fajin për këtë mund ta ketë një antenë e afërt e telefonisë mobile. Nxënësit e sëmurë në Shkollën fillore "Weston" në Ripon janë më të vegjël se 10 vjet dhe secili ka lloj të ndryshëm të kancerit: të trurit, të veshkave, të mëlçisë dhe limfomë. 

Kompania "Sprint", që është pronare e antenës, e ka fikur atë

Ka dëshmi të zbehta (pakta) se antenat e telefonisë mobile mund ta rrisin rrezikun nga shfaqja e kancerit te njerëzit, por edhe skeptikët thonë se numri i fëmijëve të diagnostikuar në një qytet kaq të vogël, është jashtëzakonisht i lartë. Kompania "Sprint", që është pronare e antenës, e ka fikur atë përkundër insistimeve se nivelet e radio frekuencave janë 100 herë më të vogla sesa niveli i lejuar federal. Por, prindërit e fëmijëve thonë se një hetues privat gjeti nivele shumë më të larta, edhe pse përsëri në kuadër të nivelit të lejuar. 

Ka edhe faktorë të tjerë të kontaminimit

Monica Ferrulli, djali i së cilës, Mason, u diagnostikua me kancer të trurit, thotë se antenat satelitore vlerësohen si kancerogjene të mundshme. Ferrulli dhe Kelly Prime, ku djali i kësaj të fundit, Kyle, ishte diagnostikuar me kancer të veshkës, ka dy vjet që thërrasin për largimin e antenës. Pasi kishin angazhuar avokatë, në fillim të vitit, ato përfundimisht morën lajmin se antena do të hiqet. Avokatët e tyre mendojnë se kontaminimi është shkaktari më i mundshëm i shkallës së lartë të kancerit te fëmijët. Ripon, në Sakramenton lindore, ka rreth 14,000 banorë. Sipas të dhënave të Shoqatës amerikane të kancerit, rreth 411 kalifornianë në 100,000 sish preken nga kanceri çdo vjet. Kjo është një përqindje prej 0.0041 dhe ka të bëjë me të rriturit, të cilët janë më të rrezikuar nga paraqitja e kancerit. Pra, derisa antena nuk mund të thuhet se nuk është 'e pafajshme', ka edhe faktorë të tjerë të kontaminimit që duhen marrë parasysh në këtë rast. 

(Kosova Sot)