'Pazari’ në prapaskenë, pasurimi i familjes së Hashim Thaçit edhe përmes PTK-së

  • 07 April 2019 - 19:10
'Pazari’ në prapaskenë, pasurimi i familjes së Hashim Thaçit edhe përmes PTK-së

Mbi 550 antena kishte vendosur PTK-ja në mbarë Kosovën. 300 prej tyre vlerësohet se janë të shpërndara në qytete e 250 në fshatra. Kostoja mujore që Telekomi paguan për to dhe rrymën që ato shfrytëzojnë, kap vlerën e 302 mijë eurove dhe, në total, në vit për to paguhen 3 milionë e 600 mijë euro. Disa prej tyre janë të vendosura në pronat e familjarëve të politikanëve.

Antenat e PTK-se ishin vendosur ne oborrin e vëllait të Hashim Thaçit dhe vëllait të gruas së presidentit Thaçi duke përfituar afër 60 mijë euro. Ndërkaq vëllai i gruas së Hashim Thaçit nga antenat e PTK-së ka marrë 30 mijë euro.

E lidhur më këtë, nesër në gazetën numër një në Kosovë, të përditshmen kosovare, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si po vazhdon të keqpërdoren paratë e qytetarëve si dhe PTK-ja nga pushtetarët ? A është PTK-ja institucion i abuzimeve të përditshme në shkelje të ligjit, edhe atë për 20 vite rresht!?

Lexojeni të përditshmen kosovare numër një në vend, “Kosova Sot”.