Dështimet e njëpasnjëshme, ashpërsohen ambasadorët

  • 07 April 2019 - 19:12
Dështimet e njëpasnjëshme, ashpërsohen ambasadorët

Ambasadori britanik ka hedhur akuza të forta kundër politikanëve dhe sistemit të drejtësisë duke thënë se Kosova është pa rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: “Në Kosovë nuk ka rezultat sa i përket luftimit të këtyre dy dukurive – korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Në Kosovë nuk ka rezultat sa i përket luftimit të këtyre dy dukurive – korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e kemi financuar një raport për hetimin e korrupsionit në sistemin gjyqësor dhe rezultatet i kemi ilustruar me ngjyrat e semaforit – ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të gjelbër kur gjithçka është mirë – kur e hap raportin është sikur të shohësh fotografi domatesh – vetëm ngjyrë të kuqe. Në Angli nëse një gjykatës dënohet për krim ose korrupsion do të dënohet rëndë sepse besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë është shumë i rëndësishëm dhe humb lehtë. Nëse dikush në një pozitë që ka përgjegjësi e keqpërdorë pozitën e tij dënohet rëndë. Është shumë e rëndësishme që në një rast dikush të marrë dënim që mund të pengojë të tjerët ta kopjojnë metodën”.

E lidhur më këtë, nesër në gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a po ashpërsohet më në fund gjuha e ambasadorëve kundër sistemit të dështuar e të tejdegraduar e të kapur të drejtësisë dhe politikanëve, të cilët po flasin më zëshëm se nuk ka kurrfarë lufte e as vullnet “0” për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosove? Pse përderisa sistemi i drejtësisë është në duart e nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të niveleve të larta të inkriminuar nuk ka asnjë shans që të ketë asnjë rezultat kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit !?

Për këto e shumë materiale tjera, lexojeni gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.