Banka deklarohet pasi iu plaçkit bankomati me eksploziv

  • 07 April 2019 - 20:16
Banka deklarohet pasi iu plaçkit bankomati me eksploziv

Policia thotë se janë katër të dyshuar për rastin, asnjëri nuk është arrestuar

Bankat në Kosovë po vazhdojnë të plaçkiten.

E fundit që ra pre e hajnave, është TEB, përkatësisht një bankomati i saj në Prishtinë.

Në orët e para të mëngjesit, sipas Policisë, katër të dyshuar kanë kryer vjedhjen në rrugën “Nazim Gafurri”.

Policia e Kosovës ka treguar edhe mënyrën se si të dyshuarit e kryen këtë vepër.

Por, i paprekur ka mbetur bankomati i një banke tjetër.

Vjedhja e së dielës në Prishtinë është plaçkitja e dytë e armatosur në bankën TEB brenda pak muajve.

E kjo i ka shqetësuar zyrtarët e këtij biznesi.

Zëdhënësi i TEB-it, Driton Latifi, thotë se ende nuk e dinë se sa janë humbjet financiar nga kjo plaçkitje.

Por, dëmet anësore, përveç lokalit ku gjendej bankomati, janë minimale.

E mënyra se si është bërë sulmi me eksploziv, për njohësin e sigurisë, Avni Islami, është profesionale.

Islami thotë se gjendja e sigurisë është duke u përkeqësuar vazhdimisht.

Që nga viti i kaluar janë shtuar grabitjet e armatosura në banka dhe institucione të tjera financiare.

Në dhjetorin e 2018, një polic ishte vrarë në detyrë, përderisa tentonte të parandalonte një plaçkitje në Istog.

E i vrarë në vend kishte mbetur edhe plaçkitësi.

(Kosova Sot)