Badallaj: Bandat e kanë vendin në burg, por nuk ka drejtësi

  • 07 April 2019 - 20:41
Badallaj: Bandat e kanë vendin në burg, por nuk ka drejtësi

Analisti Reshat Badallaj theksoi për gazetën “Kosova Sot” se kryebandat e Telekomit janë të lidhura shumë ngushtë me kryebanditët e pushtetit dhe me kryebanditët e bandës Devolli.

“Të gjitha këta janë të planifikuara për të gllabëruar këto dikastere dhe ta fusin nën thonjtë e tyre. A nuk thotë kjo se shteti është i kapur dhe i shitur te këta kryebanditë që nuk njohin dhe nuk respektojnë as ligje, as Kuvend, as shtet. A ka krim më të madh dhe vetëm të shikohet se si u bë kontrata e PTK-së dhe bandës Devolli dhe askush nuk e hetoi këtë pazar hajnish. Istrefi është vegël e këtyre kryebandave dhe kryebanditëve.

Populli duhet sa më parë të zërë derën, se ky dikaster nuk është privat. Ju garantoj se kjo dirigjohet nga bandat mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale të pushtetit dhe bandës DEVOLLI”, është shprehur analisti Badallaj.

Ai shton se mafio-oligarkët e kanë kapur pushtetin për fyti, e kanë bërë ZAP edhe atë sistem të kalbur të gjyqësisë dhe heshtin kundër krimit të organizuar.

“Kjo bandë kancerogjene Devolli, që është përhapur si metastazë, vendin e kishin të gjithë në burg dhe jo të vjedhin shtetin deri në asht dhe të rrinë rehat dhe të bëjnë paranë publike rrush e kumbulla dhe të pasurohen si janë bërë supermilionerë më hajni. Këto banda të kanaleve të nëntokës kriminale, që e bënë kontratën me ‘Z-Mobile’, mendoni ju se nuk do të ishin në burg pa më të voglin dyshim. Këta kanë bërë pazare të pista kundër vendit”, theksoi Badallaj.

“A ka krim më të madh dhe vetëm të shikohet se si u bë kontrata e PTK-së dhe bandës Devolli dhe askush nuk e hetoi këtë pazar hajnish. Istrefi është vegël e këtyre kryebandave dhe kryebanditëve. Populli duhet sa më parë të zërë derën, se ky dikaster nuk është privat. Ju garantoj se kjo dirigjohet nga bandat mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale të pushtetit dhe bandës DEVOLLI”, është shprehur analisti Badallaj. Ai shton se mafio-oligarkët e kanë kapur pushtetin për fyti, e kanë bërë ZAP edhe atë sistem të kalbur të gjyqësisë dhe heshtin kundër krimit të organizuar.

“Kjo bandë kancerogjene Devolli, që është përhapur si metastazë, vendin e kishin të gjithë në burg dhe jo të vjedhin shtetin deri në asht dhe të rrinë rehat dhe të bëjnë paranë publike rrush e kumbulla dhe të pasurohen si janë bërë supermilionerë me hajni. Këto banda të kanaleve të nëntokës kriminale, që e bënë kontratën me ‘Z-Mobile’, mendoni ju se nuk do të ishin në burg pa më të voglin dyshim. Këta kanë bërë pazare të pista kundër vendit”, theksoi analisti Reshat Badallaj për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)