Grapci: Hetuesia duhet të kërkojë kontratat me “Z- Mobile”

  • 07 April 2019 - 20:45
Grapci: Hetuesia duhet të kërkojë kontratat me “Z- Mobile”

Analisti Dardan Grapci ka theksuar se kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, nuk ia ka dhënë dokumentacionin Komisionit Hetimor Kuvendor për shkak se, sipas tij, ai vetë është zhytur deri në fyt nga kontratat e dyshimta që i ka nënshkruar në PTK.

Image
Dardan Grapci

Ai tutje ka shtuar se në mënyrë të fshehtë është në bashkëpunim me “Z-MOBILE”, që për ta falimentuar PTK-në në tërësi, ku pastaj “Z-MOBILE” të jetë - "SHPËTIMTARI" - i punëtorëve të PTK-së, por që në fakt PTK-ja do të privatizohet dhe do të jetë nën pronësi të korporatës “Devolli”.

“Hetuesia duhet të kërkojë dhe të apelojë që Bedri Istrefi t’i shfaqë kontratat e nënshkruara publikisht dhe t’i dorëzojë dokumentacionet që i posedon”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot)